Sot në orën 19.00 në sallën Nr.2të Galerisë Kombëtare të Arteve, prezantohet ekspozita “Folloëing Shabetai Zvi”, e dy artistëve izraelitë Nadav Bloch dhe Nechama Levendel. Artistët izraelitë ekspozojnë për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe publiku shqiptar ka mundësinë e një premiere të artit izraelit të krijuar në ditët tona.
Sot në orën 19.00 në sallën Nr.2të Galerisë Kombëtare të Arteve, prezantohet ekspozita “Folloëing Shabetai Zvi”, e dy artistëve izraelitë Nadav Bloch dhe Nechama Levendel. Artistët izraelitë ekspozojnë për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe publiku shqiptar ka mundësinë e një premiere tëartit izraelit të krijuar në ditët tona. Subjekti i ekspozitës “Folloëing Shabetai Zvi”lidhet ngushtë me frymëzimin për të bërë art, duke përfshirë në të ndjesinë dhe frymën e lënë nga profeti hebre Shabetai Zvi në periudhën e fundit të jetës së tij, kaluar në tokën shqiptare në Ulqin, ku u dënua dhe u syrgjynos prej autoriteteve turke, në mesin e gjysmës së dytë të shekullit XVII. Nadav Bloch ekspozon 20 punime në teknikën pigment mbi materialin thes i kafesë, të ricikluar në Ulqin. Nechama Levendel do të ekspozojë 23 punime pigment mbi objekte libra të vjetër, të gjetura në shtëpitë e banorëve të Ulqinit. Të dy artistët janë të njohur në vendin e tyre dhe kanë ekspozuar në Israel dhe në disa vende të tjera të botës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 6 -16 qershor 2008. a.m
Dy artistë izraelitë në gjurmët e profetit hebre, Shabetai Zvi/ Historia e njeriut që zotëronte shenjat dhe përfundimi i tij në kalanë e Ulqinit
Nadav Bloch dhe Nechama Levendel besojnë në shenja. Gjatë gjithë historisë që i bëri të realizonin veprat që sot do t‘i prezantojnë në një ekspozitë në Galerinë e Arteve ata kanë ndjekur shenjat. Ashtu si librat e shenjtë shkruajnë, Zoti të flet nëpërmjet tyre. Pasi përshkruan në vende të ndryshme të Evropës, ata u ndalën në Malin e Zi. Në kalanë e Ulqinit ata do të gjenin gjurmët e hebrenjve që u ndalën aty në shekullin XV, duke ndjekur pas atë që për ta ishte Mesi Shabetai Zvi. Ky burrë që tashmë librat izraelitë ia përshkruajnë portretin deri në detaje, ishte mjeshtër i zotërimit të kabalës. Kabala do të thotë të shohësh përtej shkronjave. Shabetai Zvi dinte të shihte përtej çdo shkronje, ashtu siç dinte të shihte përtej historive të shkruara në Bibël.
Në dhomën ku ai ndenji deri në ditët e fundit të jetës (Shabetai Zvi u kap nga turqit dhe u detyrua të transformohej në mysliman) dy artistët e njohur izraelitë u munduan ta përdornin historinë e tij për të shpjeguar shenjat e së tashmes.
Punët e realizuara ata do t‘i prezantojnë sot në një ekspozitë që do të hapet në Galerinë e Arteve më orën 10.00. Të dy artistët janë të njohur në vendin e tyre dhe kanë ekspozuar në Izrael dhe në disa vende të tjera të botës. Nechama Levendel rrëfen më poshtë diçka më tepër për këtë histori…
A mund të na flisni pak më tepër për veten tuaj?Ne jemi një çift, dy artistë që bashkëjetojmë prej vitesh me njëri-tjetrin. Jemi nga Izraeli dhe jetojmë në një koloni arti “EIN-HOD”, koloni e formuar nga një artist nga Rumania, i cili erdhi në Izrael pas Luftës së Dytë Botërore. 10 vitet e fundit ne kemi lëvizur në shtete të ndryshme, duke ndenjur 2-3 muaj në secilin prej tyre. Gjatë kësaj kohe ne mësojmë më mirë rreth kulturës së tyre dhe gjithnjë kemi përdorur elemente të ndryshme lokalë të zonave ku kemi ndenjur për veprat tona. Punët tona lindin nga idetë që na provokonin historitë që këto vende mbartin.
Atëherë Shqipëria është një ndër këto vende. Si u gjendët këtu?Ne mbërritëm këtu duke ndjekur Shabetai Zvi. Për izraelitët ai është Mesia i shekullit të 15. Ai ishte një njeri mistik, i cili praktikonte kabalën, e cila është sekreti i Biblës. Kabala tregon se fjalët nuk janë ato çfarë t‘i lexon, por ato çfarë fshihen përtej tyre. Shabetai Zvi zotëronte kabalën dhe ishte mjeshtër i zbërthimit të fjalëve. Germat kanë fuqi të ndryshme të njëjtë me kombinimin e disa letrave. Shabetai Zvi lindi në Izmir dhe ishte praktikues i kabalës që në moshën 15-vjeçare. Shumë hebrenj e shihnin atë si një lloj Mesie duke e ndjekur kudo ai shkonte. Ai filloi një udhëtim nga Siria në Egjipt pastaj u hodh në Evropë, duke u ndalur në Holandë, Poloni, Rumani dhe përfundoi në Ulqin.
Fama e tij filloi të bëhej e madhe dhe shumë njerëz vazhdonin t‘i bashkoheshin lëvizjes së tij. Në periudhën kur ai u ndal në Ulqin, ky i fundit ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane. Shabetai Zvi u kap nga turqit dhe sulltani i dha dy mundësi zgjedhjeje: vdekjen apo të konvertohej në mysliman. Shabetai Zvi vendosi të konvertohej në fenë islame. Ndryshoi kështu emrin dhe u bë një azilant në Shqipëri. Ulqini ishte cepi i fundit i Perandorisë Osmane.
Shabetai Zvi u vendos për të jetuar në Kalanë e Ulqinit, ku qëndroi derisa ndërroi jetë. Shumë hebrenj e ndoqën atë pas deri në Ulqin duke besuar në shenjat që ai njihte. Dhe sot në Ulqin gjen shumë familje me origjinë hebraike, të cilat kanë përfunduar aty pasi ndiqnin gjurmët e tij.
Me kalimin e kohës këto familje janë asimiluar nga shqiptarët duke humbur identitetin e tyre, por sërish pasardhësit e tyre e pranojnë se kanë mbërritur deri në Ulqin si pasojë e Shabetai Zvi. Paraardhësit e tyre e kanë ndjekur nga Izraeli deri në kalanë e Ulqinit prej së cilës ai nuk doli më asnjëherë.
Çfarë kërkonit të gjenit kaq shekuj më pas nga kjo histori?Ne patëm një ekspozitë në Mal të Zi. Drejtoresha e Institutit të Monumenteve na ftoi të shihnin sitet kulturore të këtij vendi. Kështu vizituam dhe kalanë e Ulqinit brenda së cilës ishte dhe një galeri. Gjatë vizitës në kala në një dhomë pamë në mur dy yje të Davidit. Dhe u habitëm nga ky fakt. Nga momenti kur pamë këtë shenjë filluam të bënim pyetje dhe të kërkonim më shumë informacione mbi domethënien e tyre. Ajo grua na tregoi të gjithë historinë e Mesisë. Ç‘është e vërteta të gjithë në shkollat tona në Izrael kemi mësuar rreth Shabetai Zvi, teorisë së tij kaq interesante, besimit në shenja, por nuk e kishim ditur përfundimin e tij.
Kështu na lindi ideja që në të njëjtin vend ku ai kishte jetuar për vite me radhë ne të punonim. Shumë familje shqiptare në Ulqin na ndihmuan duke na treguar më shumë rreth historisë së tij në këtë vend, gjë që na ndihmoi për të kuptuar shumë gjëra. Punuam për një muaj rresht në kala, pikërisht në dhomën ku Shabetai Zvi kishte jetuar duke u marrë vetëm me kabalën. Ne e përdornim historinë e tij për t‘u inspiruar për veprat që do të bënim. Ne lexonim çdo ditë Biblën dhe librin tonë të shenjtë “Zoa”.
Çfarë veprash realizuat gjatë këtij muaji?Punët e realizuara gjatë atij muaji do t‘i prezantojmë në ekspozitën këtu në Galerinë Kombëtare të Arteve.Nadav Bloch do të ekspozojë 20 punime në teknikën pigment mbimaterialin thes i kafesë, të ricikluar në Ulqin. Nadav punoi me thasë sheqeri, kafeje, ambalazhe të ndryshme tregtare për të shpjeguar se si gjërat lëvizin në botë nëpërmjet ambalazheve. Ai përdori ambalazhin e një malli tregtar duke përdorur të njëjtën lëkurë apo ambalazh për artin që ai propozon. Sigurisht që edhe në këtë punë të Nadav ai u udhëhoq nga shenjat, në të njëjtën mënyrë si kabalaja.
Ndërsa unë do të ekspozoj 23 punime pigment mbi objekte libra tëvjetër, të gjetura në shtëpitë e banorëve të Ulqinit. Mora libra të vjetër nga familje të ndryshme që kishin një histori. Dhe në faqet e këtyre librave shënova përshtypje të miat, sekrete, gjëra që ia thosha vetëm vetes. Pasi i shkrova brenda faqet, i mbylla këta libra me një lëndë plastike dhe libri tashmë është i transformuar në një tjetër gjendje, duke qenë përgjithmonë i mbyllur. Kështu libri kthehet në një lloj “skulpture të angazhuar” dhe brenda tij është historia e librit, origjinale e tij dhe sekretet e mia.
A mund të na flisni për situatën artistike në Izrael?Ka një variacion të të gjitha stileve, rrymave dhe disiplinave. Ka vend për gjithçka dhe mendoj se mënyra më e mirë është që të vini dhe ta shihni
sabetay sevi
Dönmeh
13 תגובות:
Aziz Mehmet Efendi.
Aziz Mehmed Effendi;
Gertrud Kraus (1901-1977)
Choreographic design for performances:
Shabtai Zvi (1936)
shabtai zvi in saranda
http://www.romanianjewish.org/db/pdf/nr13/pagina6.pdf
shbbetai zevi in ulcinj
http://diatribe-column.blogspot.com/2008/06/shabbetai-zevi.html
Following Shabtai Zvi in Tirana
http://kolektiviza.wordpress.com/2008/06/06/fryma-e-profetit-ne-pikture/
I visit dаy-to-day а few web ρages anԁ information sіtes
to read ρoѕts, except this web site giveѕ feature
based ρoѕts.
Alsо visit my web-site ... imac retina display repair kuala lumpur imac retina display repair kuala lumpur imac repair bangsar
Ηеllo juѕt wanted to give you a quick heads up.
The text in youг post ѕeem to be runnіng off the scгeen in
Chrome. I'm not sure if this is a format issue or something to do with internet browser compatibility but I figured I'd post
to let you κnοw. The design look gгeаt thоugh!
Hope you get the issue resolved soon. Mаnу thanks
Also visit my blog; xing.com
Sрot on with this wrіte-up, I truly beliеve this sіte needs much more attеntiоn.
Ι'll probably be returning to read more, thanks for the advice!
My web page - Ipad repair pj
Ѕpot on wіth thіs write-up, I truly
bеlieve this site neеԁѕ
much more аttention. I'll probably be returning to read more, thanks for the advice!
Look at my web-site :: Ipad repair pj
I needeԁ to thank you for this fantastic read!! I absolutely lovеd evеry little bit of it.
I've got you book-marked to look at new stuff you post…
My site: iphone repair
It's an amazing piece of writing in support of all the online viewers; they will get advantage from it I am sure.
my page ... ipad repair kl
Hi! I know this is kinda off topic however I'd figured I'd ask.
Would you bе іnterested in exchangіng lіnks οr maуbе gueѕt authorіng a blog poѕt oг
vіce-versa? My website ԁiscusѕes a lot оf
the same subjeсts as yours and I believe we coulԁ
grеatly benefit fгom еach other.
If you're interested feel free to send me an email. I look forward to hearing from you! Fantastic blog by the way!
my page: ipad repair malaysia
הוסף רשומת תגובה