Ne gjurme te Shabetai Zvi
Çdo ardhje e artistëve të huaj për të ekspozuar krijimtarinë e tyre këtu ka një histori që lidhet me Shqipërinë, me historinë, me tokën dhe me njerëzit e saj, me mirësitë apo dobësitë e tyre. Dy artistët izrealitë kanë lidhjen e vet me tokën shqiptare në Ulqin, qyteti i vjetër, një vend ku jetojnë edhe sot një komunitet hebre.
Nga Suzana Varvarica Kuka
Nadav Bloch dhe Nechama Levendel janë dy artistë izrelitë. Ardhja dhe ekspozimi i krijimtarisë së aristëve nga Izraeli ndodh për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Çdo ardhje e artistëve të huaj për të ekspozuar krijimtarinë e tyre këtu ka një histori që lidhet me Shqipërinë, me historinë, me tokën dhe me njerëzit e saj, me mirësitë apo dobësitë e tyre. Dy artistët izrealitë kanë lidhjen e vet me tokën shqiptare në Ulqin, qyteti i vjetër, një vend ku jetojnë edhe sot një komunitet hebre. Nechama dhe Nadav, edhe pse në thellësi të brumit të tyre njerëzor qëndron edukimi me librat e shenjtë të besimit xhuish, u nisën drejt Ulqinit me një qëllim të pastër që të krijojnë duke ndjekur rrugën e bërë nga profeti Shabetai Zvi (1626-1676). Titulli i ekspozitës së artistëve izrealitë është “Following Shabetai Zvi”. Natyrisht që ardhja e një ekspozite ku përfshihet një pjesë e kulturës dhe historisë së popullit izraelit ka në figurën e saj, si element të parë stilin, e më tej të duhet të zbulosh temat dhe subjektet e veçanta të çdo sipërfaqeje të pikturuar nga Nedav apo objekti të ricikluar nga Nechama. Për të kuptuar në thellësi karakterin figurativ të saj në mënyrë logjike sugjeroj të nisemi nga titulli.
Përse “Following i Shabetai Zvi”?
Në mënyrë të natyrshme, kam idenë se çdokush do të lidhej së pari me fonetikën e tingullit që lë kjo shprehi. Më pas vështron vepër për vepër rrjedhojën e saj figurative duke tentuar të zbulosh terminologjinë e fjalëve që njëkohësisht është dhe tema qëndrore e ekspozitës, është frymëzimi i artistëve dhe impenjimi për të formuar pamjen e përgjithshme të saj. Fillon e kupton këtë, kur ata flasin rreth asaj pse janë këtu. Në maj në Ulqin e Shkodër dhe në ditët e sotme në Tiranë. Absolutisht ndjen lidhjet e historisë së Shabetai Zvi me shqiptarët në Ulqin nëpërmjet përshkrimeve të artistëve Nadav dhe Nechama. Ajo nis në thellësi të një kohe, gjatë udhëtimeve të shumta, duke i bërë të dy artistët të linin pikturimin e peizazheve të disa viteve më parë dhe të realizonin vepra që shpirtërisht dhe materialisht kishin lënë një ngjarje nga historia e popullit të tyre, në vendet ku hebrenjtë kishin lënë kulturën e tyre në mesin e një kulture vendase. Kështu të dy artistët gjejnë pika lidhëse të dy kulturave, më së shumti në arsyen morale se sa në atë të besimit apo zakoneve. Më pas ata konceptojnë dhe rifigurojnë veprat duke u mbështetur shpirtërisht në ngjarjen e profetit të tyre dhe materialisht në sendet dhe objektet e popullit dhe vendit ndërmjet të cilit jetoi. Së pari, ata kanë mësuar në historinë e profetëve të tyre rreth Shabetai Zvi, ku intriga e të cilësuarit për një kohë si profet i rremë, më pas i pranuar si një i tillë i vërtetë, bëri të përshkojnë udhëtimin e këtij profeti deri në vendqëndrimin e fundit të tij në Ulqin. Por historia e thënë, e thjeshtë, në ndjekje të këtij profeti nuk do të thotë asgjë më shumë e asgjë më pak për publikun e artit. Artistët kanë vendosur ta tregojnë atë në mënyrat që arti i sotëm pamor sugjeron. Ata janë munduar të etiketojnë si një element të veçantë energjinë, e cila mund të gjendet dhe ruhet në çdo send. Dhe në këtë arsye ata kërkojnë, për energjinë, në materialet e ndryshme. Ekspozita e tyre nuk shfren në kolore. Ata janë të kursyer dhe të befasojnë me burimin e energjisë gati monokrone, që ai misticitet i ruajtur në kulturën e shkruar, të pasur dhe antike hebreje është i vendosur dhe i paprekur në librat e Zohar dhe Kabbalah-s.
Punimet e Nadav Bloch (është artist autodidakt) përmbajnë tekste dhe lidhen me fuqinë që kanë gërmat dhe ngjyrat transparente dhe energjinë ndërmjet tyre. Në kulturën hebreje gërmat dhe numrat kanë lidhje të pazgjidhshme. Ato çlirojnë të njëjtën energji njohëse dhe informimi. Ata janë simbol figurativ i dijes. Vetëm nëpërmjet tyre mund të marrë, çdo izrealit nga librat e shenjtë dhe Kabbalah, misticitetin që rri brenda tyre. Gërmat e Nadav Bloch kanë konfigurim pamor. Ai dhe fonetika e tyre buron nga e njëjta forcë shpjeguese. Punimet që ai paraqet në ekspozitën “The Following Shabetai Zvi” janë të realizuara mbi materialin e thesit të xhutës (Juta, një bimë që rritet në Azinë Juglindore dhe përdoret për të bërë thasë transporti), që është një material i transportit të produkteve ushqimore kudo në botë. Nadav e përdor këtë material si simbol i lëvizjes së kulturës nga një shoqëri në tjetrën. Thasët i ka gjetur edhe në Ulqin. Subjekt i veprave të tij është pikërisht kombinimi i gërmave dhe fuqia shprehëse e tyre në kulturën hebreje. Ato rrinë të kompozuara ndërmjet disa pasqyrimeve të imazhit të objekte të gjetura në shtëpitë ku ka jetuar Shabetai Zvi. Figurat e objekteve dhe gërmave gjenden në mjedisin e pikturuar të pemës së jetës, që vjen si abstragim gjeometrik i pjesëve të Kabbalah-s.
Punimet e Nechama Levendel (e edukuar në shkolla arti) janë vepra në të cilat ajo ka vendosur frymën e saj dhe aktin artistik, meditimin dhe kohën krijuese. Të gjitha këto veprimtari të bashkëkohësisë së saj ndërthuren me frymën, prekjen dhe historinë që ruajnë objektet e ricikluara, duke krijuar një objekt të ri, pra veprën e artit. Ajo mban në brendësi, në thellësi, në padukshmëri këtë lloj bashkëjetese të frymës dhe prekjes së atëhershme dhe frymën e sotme të artistes. Sot ajo zgjedh objektin libër, të cilët i ka marrë nga njerëz në vendet që viziton. Në punimet e saj kombinon materiale dhe motive lokale. Objektet, librat janë zgjedhur, pasi janë përdorur nga njerëz të tjerë dhe tregojnë historitë që i lidhin me ta. Ekspozita është formuar me historinë e shkuar dhe aktin e ri artistik.
Nadav dhe Nechama kanë sjellë një ekspozitë të përbashkët. Punimet e secilit duken të ndryshme, por normalisht ata janë plotësisht të lidhur me njëri-tjetrin, pikërisht se baza e historisë, subjekteve dhe objekteve lidhet me shkrimet dhe librat. Gjithë të tjerat burojnë pas tyre. Ata vendosën të jetonin dhe të punonin në shtëpinë e Shabetai Zvi në Ulqin për dy muaj ku u ndihmuan nga një familje dhe një artist vendas. Këtu ata zbuluan historinë, subjektet dhe materialet për të krijuar veprat e artit. Ata aplikuan pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë që të ekspozonin artin e tyre. E kishin menduar prej kohësh një prezantim në Shqipëri, por prisnin të gjenin një histori hebreje të rëndësishme.
Nadav dhe Nechama jetojnë në Ein Hod (që dmth “Burim i bukur”) në koloninë e artistëve në malin Carmel Neer Haifa dhe po këtu kanë një projekt ku ftojnë çdo vit artistë nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në simpoziume me tema dhe subjekte të zgjedhura prej tyre. Ein Hod filloi për herë të parë më 1953. Marcel Janco ishte themeluesi i tij dhe një prej iniciatorëve të DADAizmit, që pas Luftës së Parë Botërore lindi si një protestë e lëvizjes artistike.
Nechama dhe dhe Nadav kanë qenë të ndikuar pothuajse plotësisht në krijimtarinë e tyre nga rrethinat fizike të vendit ku kanë jetuar, por kanë 5 vjet që kanë filluar të kërkojnë burime të reja frymëzimi. Udhëtojnë shumë për të zbuluar kultura dhe lidhje të rëndësishme të popullit të tyre për veprat në vazhdim. Duke e ekspozuar veten ndaj komuniteteve të ndryshme, ata kanë zgjeruar kuptimin dhe besimin ndaj gjuhës universale të artit. Punimet e tyre reflektojnë një qëllim të qëndrueshëm për të mësuar dhe gjetur kuptimin e qenies sonë dhe të universit, në një njësi të vetme. Duke takuar fraksionet e fundit të kësaj të vërtete, e përdorin artin në kërkim të kuptimeve dhe shpjegimeve të reja të botës që ata zbulojnë. Arti i ka pajisur me një zhvillim konstant rrugët e bashkëveprimit. Në të njëjtën kohë ata ndikohen nga njohuritë që relatojnë se krijimi i universit nuk ka ende përgjigje. Këto kuptime dhe njohje të thella i kanë drejtuar në krijimin e disa punimeve të fundit kur përballen me çështje që lidhin të shkuarën me të tashmen tonë.
Nechama Levendel ka lindur në Izrael nga një nënë Yeminite dhe nga baba belg, i cili erdhi vullnetar për të shërbyer në Ushtrinë Izraelite gjatë Luftës për Pavarsi në vitin 1948. Nadav Bloch ka lindur po në Izrael nga prindër të cilët emigruan nga Lituania pas Luftës së Parë Botërore.
Cili është Shabetai Zvi
Shabetai Zvi (1626-1676) u lind në Smyrna të Izmirit. Udhëtoi shumë gjatë gjithë jetës. U cilësua profet i rremë gjatë shek. XVII prej disa rabinëve, për arsyen e personalitetit të tij dual, por shumë të tjerë e ndoqën pas. Në njërën anë ai studioi thellësisht Kabbalah-n që mund ta quajmë një libër në kuptimin e ngushtë, por që Kabbalah në kuptimin letrar do të thotë “marr në mënyrë të vetëdijshme mësime, njohuri”. Në kuptimin e gjërë ajo është pamja mistike e kulturës dhe historisë izrealite. Në tërësinë e saj ajo është një set mësimesh ezoterike, që mund të përcaktohen dhe si kuptimi i brendshëm dhe i fshehur i dy aspekteve historiko-tradicionalë, ku ndërmjetësohen shkrimet e biblës hebrejane dhe shkrimeve rabinike. Profeti fliste hapur dhe qartë në mbrojtje të terminologjisë së ligjit kabalistic, që me të drejtë quhet dhe ligji i zotit. Këtë ai e bëri deri në një farë kohe dhe deri në një moshë të caktuar. Më pas filloi të zbulonte anën tjetër të dualitetit të tij që lidhej me pjesën e tij të fshehtë të brendshme, duke e konsideruar veten një Mesia. Kjo situatë e re ia vështirësoi mënyrën e të jetuarit dhe të të shprehurit. Për arsye të vetëshpalljes Mesia, autoriteti i Sulltanit të kohës e dënoi me gjyq dhe i dha të drejtën të zgjidhte ndër dy vendime. Ai zgjodhi konvertimin në mysliman më 1665 nga vendimi me vdekje. Shabetai Zvi bashkë me një grup ndjekësish të teorisë së tij u surgjynos në Shqipëri, që nga 1666, pikërisht, në Ulqin, deri sa vdiq.
Suzana Varvarica Kuka
ein hod art network
כפר אמני עין הוד Ein Hod Artists' Village
כפר אמנים עין הוד
יוני 27, 2008
Following Shabetai Zevi ( shabtai zvi )
link :following shabtai zvi
Posted by levendel bloch gallery at יום שישי, יוני 27, 2008
Labels: Albania, shabbetai zevi, shabtai zvi, Shabtay ZviDönmeh
הירשם ל-
תגובות לפרסום (Atom)
5 תגובות:
חוזי חזיונות - אברהם מאפו
ואשר נדרתי שלמתי, כי אחרי מועד חג השבועות, בשוב אבי עם נפשות ביתו אל ארץ מולדתנו וויניציא, אחזנו דרך הים, וחותני ובני ביתו שלחונו עד הגבול וישובו, ואני ואשתי עם בית אבי באנו דרך הים אל עיר אזמיר, מקום מולדת שבתי צבי ההוֹלל. שם לקחו אזנינו דברים על דברת נפלאותיו, כי עודנו נער בעת ההיא, היה משפטו להתחמק מביתו וללין במדבר ויער, בהרים, בגבעות ובמערות; אל אשר נשאַתּוּ רוחו, שם הלך בהלך נפשו וישב שם ימים, שבועות וירחים. ועוד ספרו לנו, כי ברחצו בים, היה בשרו נותן ריח כריח השדה, אשר ברכו ה'. הלא כן ארחות כסילים: בראותם איש הולך בגדולות ובנפלאות וזר במעשהו, והיה האיש ההוא שיחתם, והנה זה יאמר לו: פלא! ורעהו יענה: מרום דרכו מנגדנו! והשלישי קורא לו נביא, ואחריהם יענו כל העם ויאמרו: קדוש! קדוש! קדוש!
http://benyehuda.org/mapu/xozey.html
גזרות ת"ח ת"ט
קצתם פשטו עורם מעליהם והבשר השליכו לכלבים, וקצתם קצצו ידיהם ורגליהם והשליכום על הדרך ועברו עליהם בקרונות ודרכום בסוסים, וקצתם פצעו בהם פצעים הרבה שלא יהיו כדי להמית והשליכום בחוץ שלא ימותו מהרה ויפרפרו בדמיהם עד שיצאה נשמתם. והרבה קברו בחייהם. ושחטו ילדים בחיק אימותם. והרבה ילדים קרעו לקרעים כדגים, ונשים מעוברות בקעו בטנם והוציאו העובר וחבטו בפניהן. וקצתן קרעו בטניהן ושמו חתול חי בתוך הבטן והניחון כך בחיים ותפרו הבטן וקצצו בהן ידיהן שלא יוציאו החתול חי מן הבטן, ותלו הילדים בדדי אימותם וקצת ילדים חתכו בשפוד וצלאום אצל האש והביאום אל אימותם שיאכלו מהם. ולפעמים לקחו מילדי העברים ועשו גשרים לעבור עליהם. לא הייתה מיתה משונה בעולם שלא עשו בהם, וכל ד' מיתות בית דין: סקילה, שרפה, הרג וחנק. והרבה לקחו הקדרים בשביה, ונשים ובתולות עינו ושכבו עם הנשים לפני האנשים, והבתולות והנשים היפות לקחו לשפחות ולאופות וקצת לנשים ולפילגשים.
-- יְוֵן מצולה, פרק ד'
http://he.wikipedia.org/wiki/%D7%92%D7%96%D7%A8%D7%95%D7%AA_%D7%AA%22%D7%97_%D7%AA%22%D7%98
הפתקה
מאוד היה קשה לי לרדת אליך
תלמידי היקר, להגיד לך כי נהנתי
מאוד מעבודתך, ועליך אמרתי
מיין פייערל וועט טליען ביז
משיח וועט קומען חזק ואמץ
בעבודתך
נ נח נחמ נחמן מאומן
ובזה אגלה לך סוד והוא מלא וגדיש מקו לקו (פצפציה]
ובחיזוק עבודה תבינהו וסימנך:
יז בתמוז יאמרו שאינך מתענה
רבי נחמן מברסלב
Ӏt is appropгiatе time to make some
planѕ foг the future and it's time to be happy. I've read thiѕ post and
if Ι could I want to ѕuggest you some interesting things or аdviсe.
Рerhaps you could wгite nеxt aгticleѕ referring to thіѕ articlе.
I want to read more things about іt!
Herе iѕ my homepage http://www.sfgate.com/business/prweb/article/V2-Cigs-Review-Authentic-Smoking-Experience-or-4075176.php
Dο уоu haνe аny νiԁеo of thаt?
I'd like to find out more details.
Also visit my page: prweb.com
הוסף רשומת תגובה